Fatura elektronike, nëse aplikohet, duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme:
Informacion mbi marrësin e pagesës;
- Informacion për përfaqësuesin tatimor;
- Referencën e kontratës;
- Detajet e transportit, siç janë: emri, adresa dhe NIPT ose NID i transportuesit, targa e automjetit dhe koha e furnizimit;
- Datën ose periudhën në të cilën është kryer furnizimi i mallrave ose shërbimeve, ose
datën në të cilën është bërë pagesa në llogari, e përmendur në pikën 1, të nenit 7, të ligjit, për aq kohë sa mund të përcaktohet kjo datë dhe nëse kjo datë është e ndryshme nga data e lëshimit të faturës; - Shtesa ose zbritje të aplikuara (informacion mbi kompensimin ose pagesën), nëse
është e aplikueshme; - Afatet e pagesës, në rast se pagesa nuk është bërë në kohën e faturimit.
- Detajet e çmimit.
- Përmban të gjithë elementët e faturës
Prej datës 1 janar 2021, fatura elektronike është dokumenti i vetëm tatimor për transaksionet midis tatimpaguesve dhe enteve publike (B2G) , shkëmbehet nëpërmjet
Portalit Qendror të Faturave dhe mund të printohet në letër Fatura elektronike zëvendëson Faturën Tatimore të lëshuar nga blloku i faturave me numër serial të parashtypur dhe faturën kompjuterike
Dhe prej datës 1 Korrik 2021, dokumenti i vetëm tatimor për transaksionet Pa para në dorë, midis tatimpaguesve.