Në rastin kur malli apo shërbimi i ofruar nuk është në përputhje me atë çka palët (shitësi
dhe blerësi) kanë rënë dakort, atëherë :
Blerësi ka të drejtë të refuzojë faturën e shitjes dhe
Shitësi ka detyrim të korrigjojë faturën e lëshuar, por nuk mund ta anullojë apo ta fshijë
atë nga libri i tij i shitjeve
Në këtë rast shitësi lëshon një:
– faturë korrigjuese: – notë debiti ose
– notë krediti, sipas akteve ligjore dhe nënligjore për TVSH-në dhe ta fiskalizojë atë.
Tatimpaguesi shitës lëshon një faturë korrigjuese dhe, kur është e përshtatshme dhe për
qëllimin për të cilin ajo është aplikuar, si vijon:
Faturë korrigjuese – kur nuk kërkohet rimbursim i vlerës midis palëve;
Faturë korrigjuese “notë krediti” – nëse korrigjon dhe zvogëlon vlerën fillestare të faturës, dhe shitësi duhet të kthejë një pjesë të shumës së paguar blerësit, ose duhet të ulë shumën totale që duhet të paguhet nga blerësi (shuma totale e kësaj fature korrigjuese është negative);
Faturë korrigjuese “notë debiti” – nëse korrigjon dhe rrit vlerën fillestare të faturës, dhe blerësi duhet të paguajë më shumë sesa ka paguar, ose duhet të rrisë shumën totale që duhet të paguhet nga blerësi (shuma totale e kësaj fature korrigjuese është pozitive).