Fatura duhet t lëshohet në momentin e furnizimit të mallit apo shërbimit
Fatura lëshohet nga blerësi menjëherë në momentin e furnizimit të mallit ose shërbimit, në rastin kur blerësi ose marrësi i mallrave ose shërbimeve blen mall apo shërbim individët ose fermerët.
Fatura lëshohet nga blerësi jo më vonë se data 10-të e muajit që pason muajin në të cilin
është kryer shërbimi,në rastin kur blerësi ose marrësi i shërbimeve blen nga një joresident.
Fatura lëshohet menjëherë, dhe në çdo rast jo më vonë se 72 orë pas pranimit të pagesës, në rastin e paradhënieve
Shitësi duhet të lëshojë faturën në momentin kur mallrat i vihen në dispozicion blerësit, nëse mallrat furnizohen pa transport.
Fatura duhet të lëshohet në mënyrë mujore, jo më vonë se dita e 10-të e muajit që pason
muajin në të cilin është kryer furnizimi, për furnizime mallrash ose shërbimesh, që
furnizohen në mënyrë të rregullt ose të vazhdueshme.
Fatura lëshohet në momentin e furnizimit të mallrave ose shërbimeve, me përjashtim të rasteve të mëposhtme:
a) Në rastin kur blerësi ose marrësi i mallrave ose shërbimeve lëshon një autofaturë pa
llogaritur TVSH për mallrat ose shërbimet e blera nga individë që nuk janë tregtarë dhe
nuk janë të regjistruar në Administratën Tatimore si tatimpagues që lëshojnë fatura, si dhe
për mallrat e blera nga prodhuesit bujqësorë, fatura lëshohet nga blerësi menjëherë në
kohën e dorëzimit të mallrave ose ofrimit të shërbimeve;
b) Në rast se blerësi ose marrësi i shërbimeve lëshon një faturë auto ngarkesë për shërbimet e ofruara nga një person i tatueshëm jo-rezident, fatura lëshohet nga blerësi jo më vonë se dita e 10-të e muajit pas muajit në të cilin është bërë shërbimi (përveç rastit kur fatura lëshohet nga shitësi në formë elektronike dhe shkëmbehet me blerësin përmes platformës qendrore të faturave).
c) Në rastin kur blerësi parapaguan, përpara kryerjes së furnizimit të mallrave ose shërbimeve nga nga shitësi, atëherë shitësi duhet të lëshojë faturën menjëherë, por jo më vonë se 72 orë pas marrjes së pagesës. Pra, pasi paratë janë paguar dhe janë të disponueshme në llogarinë bankare të shitësit, shitësi ka 72 orë kohë për t’i lëshuar një faturë blerësit.
Për shembull, nëse blerësi i ka paguar shitësit përmes llogarisë së tij bankare në datën 1 Maj dhe shitësi e merr atë në llogarinë e tij bankare në 4 Maj, atëherë shitësi duhet të lëshojë faturën jo më vonë se data 7 Maj.;
ç) Nëse mallrat furnizohen pa transport, atëherë shitësi duhet të lëshojë faturën në momentin kur mallrat i janë vënë në dispozicion blerësit.
d) Një faturë gjithashtu mund të lëshohet në mënyrë periodike për disa dërgesa të mallrave ose shërbimeve të ofruara në mënyrë të rregullt dhe të vazhdueshme, të realizuara ndërmjet tatimpaguesit që lëshon fatura dhe klientit të tij gjatë të njëjtit muaj kur janë kryer furnizimet. Në këtë rast, fatura duhet të lëshohet çdo muaj, jo më vonë se dita e 10 e muajit që pason muajin në të cilin është kryer furnizimi.
Sidoqoftë, një faturë periodike nuk mund të lëshohet për dërgesat në bazë të procedurave
të prokurimit publik, kur duhet të lëshohet një faturë elektronike, dhe ajo duhet të lëshohet pas çdo dorëzimi të mallrave ose shërbimeve, siç është rënë dakord nga palët në marrëveshje;
dh) Për furnizimet e shërbimeve për të cilat TVSH-ja është e pagueshme nga marrësi i
furnizimit, fatura duhet të lëshohet jo më vonë se dita e 10-të e muajit pas muajin në të cilin TVSH-ja është bërë e kërkueshme (në thelb e njëjta dispozitë për furnizimin e shërbimeve nga jashtë);
e) Personi i tatueshëm që kryen një furnizim shërbimesh është i detyruar të lëshojë një
faturë për furnizimin në momentin e ofrimit të shërbimeve.
ë) Për furnizime të shërbimeve sipas nenit 29 dhe 30 të ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë, të tilla si shërbimet e telekomunikacionit, transmetimit dhe shërbimeve elektronike, por jo vetëm, për persona të patatueshëm, që kanë adresën e tyre të përhershme ose banojnë në Republikën e Shqipërisë, furnizuesi i huaj nëpërmjet përfaqësuesit të tij tatimor në Republikën e Shqipërisë lëshon fatura për furnizimet e shërbimeve të kryera për çdo blerës, person të patatueshëm dhe zbaton procedurën e fiskalizimit në përputhje me ligjin në momentin e furnizimit.
Në rastin kur tatimpaguesi që lëshon fatura kryen veprimtari të ndryshme në të njëjtën adresë (për shembull një hotel i cili ka edhe një restorant, SPA, klub nate, etj.) dhe klienti
paguan për të gjitha shërbimet (për shembull për një natë akomodimi, përdorimin e SPA, konsumimi në restorant etj.) në momentin e largimit, atëherë tatimpaguesi që lëshon
faturë, duhet të lëshojë fatura/porosi të veçanta për çdo furnizim me mallra ose shërbime
dhe në çdo faturë detyrimisht të vendosë si mënyrë pagese: “porosi” dhe titullin në faturë: “Faturë tatimore/porosi”.
Kur klienti paguan, (p.sh. në momentin e largimit) tatimpaguesi duhet t’i lëshojë atij një faturë përmbledhëse me referencë të gjitha faturat e veçanta të lëshuara dhe fiskalizuara dhe të përfshira në faturën përmbledhëse (pra të përfshijë NSLF-të e secilës faturë të veçantë).
Faturat e veçanta të referuara në faturën përmbledhëse, nuk do të regjistrohen në librin e
shitjeve të tatimpaguesit. Fatura përmbledhëse do të regjistrohet në librin e shitjeve dhe do të merret në konsideratë për qëllim të llogaritjes së TVSH-së.
Për tatimpaguesit, të cilët kryejnë furnizime të shërbimeve të natyrës bar-kafe, restorant, mensa, ku konsumohen pije dhe ushqime, lëshimi i faturës duhet të bëhet në të njëjtin
moment me furnizimin e porosisë për klientin. Me porosi të kryer nuk kuptohet porosia nga çdo person, por porosia e kryer për çdo tavolinë.
Ndërkohë, nëse klientët nga e njëjta tavolinë kryejnë një porosi të dytë, atëherë me dorëzimin e porosisë lëshohet dhe fatura e dytë e cila edhe mund të mos printohet. Përgjithësisht, nëse klienti nuk paguan menjëherë për çdo porosi, por paguan totalin e porosive në momentin e largimit, atëherë çdo faturë e veçantë e lëshuar për çdo porosi duhet të ketë si metodë pagese të shënuar: “porosi” dhe titulli në faturë duhet të jetë: “Faturë tatimore/porosi”.
Në momentin e largimit të klientit, në të cilin kryhet edhe pagesa, tatimpaguesi duhet t’i lëshojë klientit një faturë përmbledhëse dhe ta fiskalizojë atë, e cila të përmbajë si referencë dhe të përfshira në të të gjitha faturat e veçanta të lëshuara dhe të fiskalizuara (pra NSLF-të e secilës faturë të veçantë).
Fatuara përmbledhëse e fiskalizuar, do të regjistrohet në librin e shitjeve të tatimpaguesit
dhe do të merret në konsideratë për qëllim të llogaritjes së TVSH-së në shitje. Në këtë rast, çdo faturë/porosi e veçantë dhe fatura përmbledhëse duhet të fiskalizohen në
momentin e lëshimit..
Fatura e thjeshtë tatimore – Përjashtim
Fatura e thjeshtë tatimore është një përjashtim nga Neni 9 i ligjit
Lëshohet kur plotësohen njëkohësisht 2 kushtet e mëposhtme:
Nga tatimpagues, që i nënshtrohet regjimit të bizneseve të vogla
Për furnizim të mallrave apo shërbimeve të paguara me para në dorë, në momentin e furnizimit.
Duhet të lëshohet menjëherë, në kohën e dorëzimit të mallrave apo shërbimeve
Printohen në letër (përveç rastit kur ato mund të dërgohen në mënyrë elektronike). Numri i faturës, kodi i operatorit, kodi i vendit të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit, mënyra e pagesës dhe kursi i këmbimit nuk janë të detyrueshme të printohen, por do t’i dërgohen administratës tatimore qendrore së bashku me elementët e tjerë të faturës gjatë procedurës së fiskalizimit dhe blerësi do të jetë në gjendje t’i përdorë ato duke skanuar kodin QR në faturë.
(Si përjashtim, për transaksionet e këmbimit valutor gjithashtu monedha dhe kursi i
këmbimit duhet të printohen në faturë)
Përmban të paktën këto të dhëna:
- titullin “Faturë-Th” dhe numrin e faturës;
- kodin e operatorit dhe kodin e vendit të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit,
- mënyrën e pagesës
- NIVF-në dhe NSLF-në;
- datën dhe kohën (orën, minutat dhe sekondat) e lëshimit të faturës;
- identifikimin e shitësit dhe identifikimin e blerësit Kërkesat a-f janë të detyrueshme vetëm në rast se blerësi është:
Tatimpagues, subjekt i tatimit mbi fitimin, tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, ose subjekt i TVSH-së, ose
Person juridik, që është furnizuar me mallra apo shërbime në territorin e Republikës së
Shqipërisë, me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë së tij ekonomike; ose
Në raste të tjera, kur blerësi kërkon shënimin e këtyre të dhënave në faturë; - sasinë dhe përshkrimin e mallrave apo të shërbimeve të furnizuara dhe çmimin për
njësi; - vlerën totale të faturës;
- kodin QR