Fatura elektronike

Fatura elektronike, nëse aplikohet, duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme:

Informacion mbi marrësin e pagesës;

  •  Informacion për përfaqësuesin tatimor;
  • Referencën e kontratës;
  •  Detajet e transportit, siç janë: emri, adresa dhe NIPT ose NID i transportuesit, targa e automjetit dhe koha e furnizimit;
  •  Datën ose periudhën në të cilën është kryer furnizimi i mallrave ose shërbimeve, ose
    datën në të cilën është bërë pagesa në llogari, e përmendur në pikën 1, të nenit 7, të ligjit, për aq kohë sa mund të përcaktohet kjo datë dhe nëse kjo datë është e ndryshme nga data e lëshimit të faturës;
  • Shtesa ose zbritje të aplikuara (informacion mbi kompensimin ose pagesën), nëse
    është e aplikueshme;
  • Afatet e pagesës, në rast se pagesa nuk është bërë në kohën e faturimit.
  • Detajet e çmimit.
  • Përmban të gjithë elementët e faturës

Prej datës 1 janar 2021, fatura elektronike është dokumenti i vetëm tatimor për transaksionet midis tatimpaguesve dhe enteve publike (B2G) , shkëmbehet nëpërmjet
Portalit Qendror të Faturave dhe mund të printohet në letër Fatura elektronike zëvendëson Faturën Tatimore të lëshuar nga blloku i faturave me numër serial të parashtypur dhe faturën kompjuterike

Dhe prej datës 1 Korrik 2021, dokumenti i vetëm tatimor për transaksionet Pa para në dorë, midis tatimpaguesve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEnglish