Rregulla për lëshimin e faturës

Rregulla të përgjithshme për lëshimin e faturës

  •  Tatimpaguesit janë të detyruar të lëshojnë faturë për çdo furnizim mallrash apo shërbimesh që është pjesë e veprimtarisë së tyre ekonomike. Furnizimi i mallrave dhe/ose furnizimi i shërbimeve dhe veprimtaria ekonomike, përcaktohen në përputhje me ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij. 
  • Shitësi duhet të lëshojë faturë dhe blerësi duhet të kërkojë faturën në kohën e
    furnizimit të mallit apo të shërbimit.
  • Shitësi ka detyrim të përgatisë faturën dhe ta ruajë atë në letër ose në formë elektronike
  • Blerësi ka detyrim ta marrë faturën dhe ta ruajë në formën e saj origjinale.
  • Fatura mund të lëshohet nga Operatori apo edhe nga një palë e tretë, e autorizuar, në emër dhe për llogari të shitësit ose tatimpaguesit që lëshon faturë.
  • Blerësi lëshon faturë (Autongarkesë për mallrat apo shërbimet e marra nga një tatimpagues
  • Në faturë mund të përdoren çdo monedhë, por totali, vlera e tatueshme dhe TVSH
    duhet të shprehen në Lekë. 
  • Në rast të importimit të mallrave, vlera ekuivalente në Lekë shprehet sipas
    legjislacionit doganor në Republikën e Shqipërisë. 
  • Në rastet kur faturat për furnizimet e marra janë të hartuara në gjuhë të huaj, administrata tatimore, për qëllime të kontrollit tatimor, mund të kërkojë përkthimin autentik të faturave në gjuhën shqipe

Rregullat për fiskalizimin e faturave të lëshuara nga jo-rezidentët në Republikën e Shqipërisë:

  • Personat pa adresë të përhershme në Republikën e Shqipërisë (jo-rezidentët), dhe të
    pa regjistruar në regjistrin tregtar janë të detyruar, që nëpërmjet përfaqësuesit tatimor të lëshojnë dhe fiskalizojnë faturat nëse detyrimi për pagesën e TVSH-së lind në Republikën e Shqipërisë, sipas legjislacionit në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar.
  • Nëse kompania mëmë jo-rezidente, ka një degë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë:               i. dega e regjistruar në Republikën e Shqipërisë duhet të lëshojë dhe fiskalizojë faturat,                 ii. përjashtimisht kur dega që furnizuesi ka në Republikën e Shqipërisë nuk merr pjesë në atë furnizim, atëherë zbatohet përcaktimi me siper.

Rregulla të veçanta për lëshimin e faturës

Tatimpaguesit, që lëshojnë fatura, janë të detyruar të lëshojnë një faturë:
edhe për çdo pagesë të bërë përpara kryerjes së furnizimit të mallrave ose përpara
përfundimit të furnizimit të shërbimeve (Parapagimi)

Si dhe të lëshojnë faturë në cilësinë e blerësit kur :
a) blejnë mallra apo shërbime nga individë që nuk kanë cilësinë e tregtarit dhe që nuk
janë të regjistruar në administratën tatimore si tatimpagues;
b) blejnë shërbime të furnizuara nga një person i tatueshëm që nuk është i vendosur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë;
c) blejnë mallra nga prodhuesit bujqësorë, që janë subjekte të skemës së kompensimit.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEnglish