Çfarë është një faturë?
“Faturë” është çdo dokument në letër ose në formë elektronike që përmbush kushtet e
përcaktuara në Ligjin për Faturën dhe në ligjin “Për TVSH në Republikën e Shqipërisë”.
“Faturë elektronike” është një faturë e lëshuar, dërguar dhe pranuar në format elektronik, që lejon përpunimin e saj automatik dhe elektronik.
“Fatura shoqëruese” është një dokument transporti që përdoret për shoqërimin e lëvizjes
së mallrave në territorin e Republikës së Shqipërisë, kur nuk ka transferim të pronësisë
mbi mallrat.
“Fature e Thjeshte” është çdo dokument në letër që përmbush kushtet e përcaktuara në
Ligjin për Faturën dhe në ligjin “Për TVSH në Republikën e Shqipërisë” dhe që mund te
përdoret vetem nga bizneset të cilet nuk kanë detyrim deklarimin e TVSH.
Faturat përdoren për kontrollin e përmbushjes së kushteve për lehtësimin e detyrimeve
tatimore ose përjashtimet nga to, për përllogaritjen e detyrimeve tatimore, në përputhje
me ligjet përkatëse.
Përmbajtja minimale e faturës dhe të dhëna shtesë
Sipas Nenit 9 te Ligjit, fatura duhet të përmbajë të paktën elementet si më poshtë:
a) Kreu i faturës
►Titullin “Faturë tatimore”
►Numrin unik të identifikimit të shitësit NIPT-i shitësit ► Emrin e tatimpaguesit/emrin dhe mbiemrin e shitësit; ► Adresën e shitësit;
b) Të dhënat teknike të faturës
►Datën dhe kohën e lëshimit të faturës (orën, minutat dhe sekondat);
► Numrin e faturës;
►Kodi i operatorit;
► Kodi i vendit të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit;
► Udhëzimet për pagesën, p.sh. mënyra e pagesës, monedha dhe kursi i këmbimit nëse
fatura nuk lëshohet në monedhën Lekë, dhe afatet e pagesës në rast se pagesa nuk bëhet në momentin e lëshimit të faturës;
c) Të dhënat e blerësit
► Numrin unik të identifikimit të blerësit
► emrin e tatimpaguesit/emrin, mbiemrin
► Adresën e blerësit, Ky informacion kërkohet vetëm nëse blerësi është:
a. Tatimpagues
b. Subjekt i Tatimit mbi Fitimin
c. Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin, ose TVSh, d. Person juridik, e. Një person që blen pronë personale me vlerë mbi 500.000 lekë, f. Raste të tjera, kur blerësi kërkon të vendosen të dhënat e tij në faturë (psh në rastin e një fature hoteli , për efekt të shpenzimeve dieta etj) )
ç) Të dhënat e mallrave dhe shërbimeve të furnizuara
► Sasinë dhe përshkrimin e mallrave që shiten, dhe/ose përshkrimi i shërbimeve që
kryen, dhe çmimet për njësi;
► Shuma e plotë;
► Shtesa ose zbritje të aplikuara (informacion mbi kompensimin ose pagesën), nëse
aplikohet;
► Shuma totale për t’u paguar;
d) Fundi i faturës
► Data ose periudha në të cilën është kryer furnizimi i mallrave ose shërbimeve, ose
data në të cilën është bërë parapagimi të cilit i referohet pika 1 e nenit 7 të Ligjit, për
aq sa kjo datë mund të përcaktohet dhe nëse është e ndryshme nga data e faturës;
► Shënim mbi dispozitën e aplikueshme të ligjit për TVSH-në, që përcakton
përjashtimin nga TVSH-ja;
► Numrin identifikues të veçantë të faturës (NIVF), i shprehur si kod alfanumerik;
► Numrin e sigurisë së lëshuesit të faturës (NSLF), i shprehur si kod alfanumerik; dhe
► Kodin QR me të dhënat përkatëse sipas këtij Udhëzimi.
Përveç sa më sipër, sipas nevojave të veta, tatimpaguesi mund të vendosë në faturë edhe
të dhëna të tjera.
Këtu duhet të kihet parasysh që :
Çdo blerësi, person fizik apo juridik, ose individi, i lind e drejta të mos kryejë transaksionin për vlerën e mallit apo të shërbimit të ofruar nëse shitësi nuk lëshon një faturë me të gjitha të dhënat e detyrueshme, në përputhje me këtë ligj.
Gjithashtu, çdo blerës, individ apo subjekt i regjistruar, ka mundësi të verifikojë nëse
fatura e lëshuar nga shitësi është fiskalizuar apo jo.
Fatura që nuk është lëshuar ose për të cilën nuk është kryer procedura e fiskalizimit, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Faturën, nuk njihet si një dokument i vlefshëm për qëllime tatimore për një blerës që kryen aktivitet tregtar, pra nuk njihen për efekt shpenzimi.
Të dhëna shtesë të faturës së fiskalizuar
Kur fatura lëshohet për pagesa të bëra paraprakisht dhe TVSH llogaritet në momentin e marrjes së pagesës dhe e drejta e zbritjes lind në këtë moment, fatura duhet të përmbajë tekstin: “Parapagesë”;
Nëse një person i tatueshëm, që vepron si blerësi ose klienti, është përgjegjës për pagimin e TVSH-së, fatura përmban tekstin: ‘Autongarkesë’;
Në rast të aplikimit të një skeme të veçantë psh. për agjencitë e udhëtimit, fatura duhet të
përmbajë tekstin: ‘Skema e Marzhit – Agjentët e udhëtimit’.
E rëndësishme!
Fatura me TVSH përmban të dhënat e përcaktuara në legjislacionin për tatimin mbi vlerën e shtuar
Në rastin kur “e drejta” deklarohet “Borxh i keq” sipas legjislacionit në fuqi për TVSH-në, një faturë e re lëshohet me tekstin: “Borxhi i keq” dhe, gjithashtu, duhet të përmbajë
reference për NIVF të faturës fillestare me të cilën lidhet;
Në rast se bëhet pagesa për faturën që ka tekstin “Borxh i keq” sipas legjislacionit në fuqi
për TVSH-në, duhet të lëshohet një faturë e re që duhet të përmbajë tekstin: “Borxhi i
keq i paguar” dhe referencë për NIVF-në e faturës së lëshuar më parë me tekstin “Borxhi
i keq”;
Për të gjithë paguesit e TVSH-së, të përmendur në nenin 153, të ligjit nr. 92/2014 “Për
TVSH”, fatura duhet të përmbajë tekstin: “TVSH-ja aplikohet në zbatim të nenit 153, të
ligjit nr. 92/2014 ‘Për TVSHnë Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar’.
Në rast të eksportit të mallrave jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, dhe në rast se blerësi është një tatimpagues ose një person juridik në vendin e tij të rezidencës: numrin identifikues tatimor (lëshuar në vendin e rezidencës së blerësit), emri / emri dhe
mbiemri i blerësit, dhe adresa e blerësit;
Në rast të eksportit të mallrave jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, dhe në rast se
blerësi është një individ i cili nuk është tatimpagues në vendin e tij të rezidencës: emrin e
tij të plotë, dhe adresën ku do të dërgohen mallrat;
Kur fatura lëshohet nga blerësi për furnizimet e marra nga shitësi:
shënimi “vetëfaturim”, informacioni për numrin unik të identifikimit, emri/emri, mbiemri
dhe adresa e shitësit.