Si aksesohet portali Self-Care?
Tatimpaguesit mund të përdorin Portalin SelfCare, nëse plotësojnë kushtet e procedurës së Thjeshtuar të Fiskalizimit, si dhe si një alternativë e përkohshme për të lëshuar fatura elektronike ndaj Enteve Publike (30.06.2021)
Portali SC vihet në dispozicion nga Administrata Tatimore
Elementët e nevojshëm për këtë procedurë:
- Pajisje elektronike (kompjuter, laptop, tablet, telefon, etj.);
- Lidhje e pandërprerë internet;
- Certifikata elektronike (për lëshimin e faturës elektronike)
Portali SC disponohet në ambjentin Test dhe Live dhe aksesohet nëpërmjet e-Albania. Në ambjentin Test mund të kryeni veprimet të ndryshme të cilat nuk kanë efekt në
raportim
Në ambientin Live regjistrohet çdo informacion i kërkuar për fiskalizimin. Linqet ku aksesohet Portali:
- Test: https://efiskalizimi-app-test.tatime.gov.al/self-care/
- Live: https://efiskalizimi-app.tatime.gov.al/self-care/
Aksesimi i Platformës Qëndrore të Faturave bëhet duke përdorur kredencialet e aksesit
nëpërmjet E-Albania.
Duke pranuar “Termat dhe Kushtet” e përdorimit të Platformës Qëndrore të Faturave
klikojmë mbi linkun “Identifikim nëpërmjet E-Albania”, link i cili mundëson identifikimin nëpërmjet E-Albania:
Pas identifikimit të saktë me kredencialet e E-Albania do të mund të përdoret Platforma
Qëndrore e Faturave.
Çfarë duhet të raportohet në portalin Self-Care?
Informacion mbi vendin e ushtrimit t veprimtarisë së biznesit, që përfshin:
- Të dhëna për aktivitetin e njësisë së biznesit;
- Të dhëna për lidhjen me internet;
- Qëllimin e përdorimit të njësisë së biznesit;
- Orët e punës për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
- Të dhëna mbi pronësinë dhe sipërfaqen e njësisë;
- Detyrimi mbi lëshimin ose jo të faturave
- Rregulli i numrit rendor të faturave
- Të ngarkohet certifikata elektronike në menunë “Fatura Elektronike”
- Regjistrimi i Operatorit
- Regjistrimi i prodhuesve dhe mirëmbajtësve të softëare-ve
- Regjistrimi i pajisjes elektronike të faturimit