Hapat paraprake për fiskalizim

Në pikat e mëposhtme do të tregohet hap pas hapi se si te plotesohen kushtet paraprake të fiskalizimit.

Krjimin e llogarisë se biznesit në portalin e-Albania

Duke ju referuar hapave në portalin qeveritar kemi që:
Në mënyrë që të përftoni shërbimet elektronike të ofruara nga portali qeveritar e-Albania duhet të logoheni në llogarinë tuaj në portal.

Regjistrimi në portalin qeveritar e-Albania mund të kryhet si për shtetasit shqiptarë, ashtu dhe për shtetasit e huaj të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri.

Për çdo qytetar shqiptar apo të huaj që zotëron apo administron një biznes, e-Albania ofron mundësinë e regjistrimit të biznesit.

Në rastin e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj të pajisur me leje qëndrimi, regjistrimi mund të kryhet nëpërmjet llogarive personale në portal. Pasi të jetë bërë regjistrimi si individ dhe identifikimi në portalin e-Albania, në faqen kryesore mund të kryhet regjistrimi i biznesit duke klikuar “Regjistro një biznes”. Identifikimi në llogarinë e biznesit mund të bëhet nëpërmjet Numrit të Identifikimit të biznesit dhe Fjalëkalimit.

Në rastin e qytetarëve të huaj të cilët nuk janë të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri, regjistrimi i biznesit mund të kryhet nëpërmjet opsionit “Register your business as a foreign citizen”, që shfaqet në faqen kryesore.

Si edhe duhet të plotësohen fushat e specifikuara në formularin e regjistrimit:

 

Çertifikata Elektronike

Me qëllim të zbatimit të procedurës së fiskalizimit të faturës, tatimpaguesi që lëshon fatura detyrohet që të marrë një certifikatë elektronike, e cila gjenerohet dhe lëshohet nga AKSHI si institucioni qendror shtetëror që administron dhe mirëmban Infrastrukturën
Qeveritare të Çelësave Publike.

Certifikata elektronike e lëshuar nga AKSHI duhet ruajtur në një ambient fizik me nivel të lartë sigurie, duke mos cenuar integritetin e tyre dhe thyer konfidencialitetin e tyre. Për certifikatën elektronike të lëshuar aplikohet tarifa e përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave

Procedura për pajisjen me certifikatë elektronike

Pasi logohemi ne portalin e-Albania zgjedhim Opsionin Aplikim per certifikate elektronike per projektin e fiskalizimit. Dhe ne faqen qe na hapet shtypim butonin PERDOR

Ne formën që hapet si më poshte, duhet të verifikohen të dhënat, të caktohet qyteti në të cilin operon subjekti, dhe përcaktohet mënyra e pagesës.

Nëse përcaktohet mënyra e pagesës “Mandatpagesë” atëherë do të shfaqet forma për të shkarkuar “FATURËN PËR ARKËTIM” si dhe të ngarkohet pagesa e kryer në bankë, si më Poshtë

Shembulli i mandatit që vërteton se ështe kryer pagesa dhe që do të ngarkohet është si më
poshtë

Me ngarkimin e dokumentit të pagesës, përfundohet aplikimi duke klikuar në butonin “Përfundo aplikimin” dhe më pas do të merret certifikata me email nga AKSHI.

Nëpërmjet këtij email , informohemi për fjalëkalimin e certifikatës elektronike si dhe do
të mund të shkarkojmë certifikatën elektronike e cila ndodhet bashkëlidhur këtij email.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEnglish