Elementët e nevojshëm për fiskalizim

Detyrimisht për fiskalizimin :

Tatimpaguesi që lëshon fatura, me qëllim të zbatimit të procedurës së fiskalizimit, para fillimit të lëshimit të faturës, duhet të sigurojë gjithashtu:

  • Lidhje të përhershme në internet;
  • Zgjidhje të certifikuar softuerike, e cila realizon nënshkrimin elektronik duke
    përdorur një certifikatë elektronike, komunikimin në kohë reale me sistemin e informacionit të Admninistratës Tatimore Qendrore me anë të krijimit dhe shkëmbimit të një mesazhi në format XML, dhe printimin e faturës përfshirë kodin
    QR.
  • Të sigurojnë kushte për përdorimin e zgjidhjes software-ike;
  •  Të marrin Çertifikatën elektronike nga AKSHI;
  •  Të japin informacione për të gjitha vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit në të
    cilat ushtrojnë veprimtari biznesi;
  •  Të japin informacione për operatorët që lëshojnë fatura;
  • Të japin informacione për mirëmbajtësin e zgjidhjes softuerike;
  • Të regjistrojnë pajisjet elektronike të faturimit për lëshimin e faturave për pagesa ME
    para në dorë.
  • Instalimi i paisjeve elektronike të faturimit apo të sigurojnë pajisje të lëvizshme elektronike të faturimit, printer, dhe të përdorin një zgjidhje të certifikuar softuerike ;
  •  Për çdo transaksion të lëshojë një faturë përmes përdorimit të sistemit fiskal.
  • Sistemi fiskal duhet të mundësojë nënshkrimin elektronik të çdo fature duke përdorur
    certifikatën elektronike dhe lidhjen me internet për shkëmbimin elektronik të të
    dhënave me Administratën Tatimore Qendrore.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEnglish