Me poshte do te listohen disa terma kryesore qe perdoren gjate procesit te fiskalizimit si dhe perkufizimi perkates:
“Fiskalizimi i faturave në furnizimin e mallrave e të shërbimeve dhe i faturës
shoqëruese”
Fiskalizimi i faturave në furnizimin e mallrave dhe shërbimeve, si dhe i faturës
shoqëruese, përfshin një sërë masash të zbatuara nga tatimpaguesit që kanë detyrimin e
lëshimit të faturave dhe faturave shoqëruese, për të mundësuar kontrollin efikas të
qarkullimit, të realizuar me para në dorë apo në forma të pagesave pa para në dorë dhe
kontrollin e lëvizjes së mallrave.
“Faturë”
Është çdo dokument në letër ose në formë elektronike që përmbush kushtet e përcaktuara
nën këtë ligj dhe ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”.
“Faturë elektronike”
Është një faturë e lëshuar, dërguar dhe pranuar në format elektronik, që lejon përpunimin
e saj automatik dhe elektronik.
“Fatura shoqëruese”
Është një dokument transporti që përdoret për shoqërimin e lëvizjes së mallrave në
territorin e Republikës së Shqipërisë, kur nuk ka transferim të pronësisë mbi mallrat.
“Lëshuesi i detyrueshëm i një fature elektronike”
Lëshuesi i detyrueshëm i një fature elektronike është personi i detyruar të lëshojë faturë
elektronike.
“Pranuesi i detyrueshëm i një fature elektronike”
Pranuesi i detyrueshëm i një fature elektronike është blerësi.
“Nënshkrimi elektronik”
Përcaktohet në përputhje me ligjin “Për nënshkrimin elektronik” dhe ligjin “Për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara”.
“Operator”
Është individi që përpilon dhe lëshon fatura nëpërmjet sistemit fiskal ose personi i
autorizuar nga tatimpaguesi që lëshon faturë për të lëshuar fatura nëpërmjet sistemit fiskal. Në rastet e shitjeve nëpërmjet pajisjeve të vetëshërbimit (automatët), operator
konsiderohet tatimpaguesi që lëshon faturën. Në rastet e lëshimit të faturës shoqëruese, operatori është individi i cili lëshon faturën shoqëruese nga pajisja elektronike.
“Platforma qendrore e faturave”
Platforma qendrore e faturave krijohet, zhvillohet, mirëmbahet dhe administrohet nga ana
teknike nga institucioni përgjegjës për administrimin e infrastrukturës, sistemeve dhe
shërbimeve TIK (AKSHI), ndërsa të dhënat që shkëmbehen përmes kësaj platforme administrohen nga Administrata Tatimore Qendrore, dhe përfshin:
1) Një platformë të veçantë, në të cilën çdo tatimpagues, që lëshon fatura, paraqet informacionin e kërkuar, në përputhje me këtë ligj, shqyrton të gjitha faturat e fiskalizuara, në të cilat paraqitet si blerës ose si shitës, paraqet ose shikon të gjitha pagesat e
regjistruara të faturave elektronike. Tatimpaguesit, që lëshojnë fatura, në përputhje me këtë ligj, mund të përpilojnë fatura, të kryejnë procedurën e fiskalizimit, të lëshojnë faturën ose faturën elektronike dhe të dërgojnë e të pranojnë faturën elektronike drejtpërdrejt në këtë platformë. Çdo tatimpagues, që lëshon fatura, mund të shikojë e të shtojë të dhëna shtesë në librin e shitjes e të blerjes, nëpërmjet llogarisë personale të krijuar në këtë platformë
2) Ndërfaqjen për shkëmbimin e faturave elektronike
“Pagesë ME para në dorë”
Konsiderohet pagesa për mallrat ose shërbimet e furnizuara, kryer me kartëmonedha ose
monedha të cilat konsiderohen mjete të ligjshme pagese në përputhje me legjislacionin
përkatës dhe, për qëllim të këtij ligji, përfshijnë edhe kartat e debitit, kreditit dhe çeqet.
“Pagesë PA para në dorë”
Konsiderohet pagesa për mallrat ose shërbimet e furnizuara, kryer nëpërmjet një banke, institucioni financiar jo-bankar, ose subjekteve të tjera që ofrojnë shërbime pagese, ose
institucioneve të tjera të parasë elektronike të licencuara nga Banka e Shqipërisë dhe që, për qëllim të këtij ligji, përfshin të gjitha mënyrat e tjera të pagesës të cilat nuk
konsiderohen pagesa me para në dorë,
Terma te cilët me procesin e fiskalizimit janë elementë të rinj të faturës:
“Kodi QR”
Është: një barkod dydimensional i përgjigjes së shpejtë, që përdoret për të aksesuar në
mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë informacionin.
“NIVF” dhe “NIVFSH”
Janë të dhëna të veçanta dhe të papërsëritshme alfanumerike të çdo fature dhe fature
shoqëruese, të lëshuara nga tatimpaguesi. Gjenerohen nga sistemi i Administratës
Tatimorepasi përmbushen kontrollet verifikuese të faturës dhe faturës shoqëruese.
“NSLF” dhe “NSLFSH”
Janë të dhëna të veçanta dhe të papërsëritshme alfanumerike të çdo fature dhe fature
shoqëruese. Gjenerohen nga sistemi i tatimpaguesit, lëshues i faturës dhe faturës
shoqëruese, duke konfirmuar lidhjen ndërmjet tatimpaguesit dhe faturës ose faturës
shoqëruese të lëshuar
Vendi i ushtrimit të veprimtarisë
-Çdo vend i mbyllur ose i hapur dhe çdo pajisje vetëshërbimi (automat), që shfrytëzohet
për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit të mallrave apo ofrimit të shërbimeve;
-Një pjesë ose disa pjesë të ambienteve të një biznesi, në të cilën i njëjti tatimpagues që
duhet të lëshojë faturë, ushtron veprimtari të ndryshme, të cilat i deklaron sipas kërkesave
të legjislacionit në fuqi dhe që për qëllim të zbatimit të procedurës së fiskalizimit, mund
të konsiderohen vende të veçanta të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit;
-Çdo vend të cilin tatimpaguesi e përdor për ushtrimin e përkohshëm të një veprimtarie, ose e përdor herë pas here me qëllim të organizimit të panaireve, apo aktiviteteve të tjera të ngjashme;
-Çdo vend i biznesit për aktivitete të kryera në terren ose në vendndodhjen e klientit, nëse pagesa për shërbimet e kryera apo mallrat e dorëzuara bëhet me para në dorë drejtpërdrejt
në vendin ku janë furnizuar mallrat apo shërbimet;
-Çdo mjet i lëvizshëm i biznesit, që shërben për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit të
mallrave dhe shërbimeve;
-Vendi i regjistruar i veprimtarisë ekonomike së tatimpaguesit nëse aktiviteti lidhet ekskluzivisht me shërbimet elektronike dhe në të gjitha rastet kur natyra e veprimtarisë ekonomike nuk kërkon një hapësirë
-Veprimtarie specifike dhe të ndarë;
për qëllim të monitorimit të lëvizjes së mallrave për të cilat është lëshuar fatura
shoqëruese,, vendndodhje e biznesit konsiderohet gjithashtu çdo dyqan apo vend ku
mallrat janë magazinuar dhe merren për transport
“Platforma qëndrore e faturave dhe Portali SelfCare”
Platforma qëndrore e faturave: është platforma që krijohet, zhvillohet, mirëmbahet
dhe administrohet nga ana teknike nga institucioni përgjegjës për administrimin e
infrastrukturës, të sistemeve dhe shërbimeve TIK (AKSHI), për qëllimet e faturimit dhe
procedurës së fiskalizimit, shkëmbimin e faturave elektronike, lidhjen dhe regjistrimin e
lëshuesve dhe marrësve të faturave elektronike dhe për administrimin unik të procesit të
shkëmbimit të faturave elektronike dhe dokumenteve shoqëruese. Të dhënat që shkëmbehen nëpërmjet kësaj platforme administrohen nga administrata tatimore qëndrore.
Portali Self-Care: është ndërfaqja e standardizuar për komunikim, ndërmjet
tatimpaguesit dhe administratës tatimore, nëpërmjet rrjetit të sigurt për transferimin
elektronik të të dhënave nëpërmjet internetit.