Sipas nenit 4 te ligjit, detyrimi për të lëshuar faturë e kanë:
Personat juridikë dhe fizikë, të cilët janë tatimpagues të tatimit mbi fitimin, në përputhje
me ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”;
Personat juridikë dhe fizikë të cilët janë tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin
për biznesin e vogël, në përputhje me ligjin “Për sistemin e taksave vendore”;
Personat juridikë dhe fizikë, pavarësisht nga forma e organizimit, përfshirë organizatat
jofitimprurëse, njësitë e zbatimit të projekteve, organet publike qendrore e vendore, organizatat politike dhe institucione të tjera të ngjashme, të cilat ushtrojnë veprimtari
ekonomike në përputhje me ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e
Shqipërisë”;

detyrim per te leshuar fature (click here)
Çdo person juridik ose fizik, rezident ose jorezident, pavarësisht nga forma e organizimit, kur furnizon mallra ose shërbime për organet publike. Përjashtimisht, ata nuk janë të
detyruar të lëshojnë fatura kur një organ publik i nënshtrohet TVSH-së dhe ka detyrimin të lëshojë një faturë si marrës i mallrave ose shërbimeve;
Personat juridikë dhe fizikë jorezidentë për furnizimin e mallrave ose ofrimin e shërbimeve në Republikën e Shqipërisë, kur, në përputhje me legjislacionin tatimor, i nënshtrohen detyrimeve tatimore në Republikën e Shqipërisë përmes një përfaqësuesi tatimor.
Pra me Jorezidentet kemi të bëjmë:
Kur personi përgjegjës për pagesën e TVSH-së është një person i tatueshëm, që nuk është
i vendosur dhe i regjistruar në Republikën e Shqipërisë, vend në të cilin duhet të paguhet
TVSH-ja dhe kur shërbimi i ofrohet një personi të patatueshëm, personi jorezident duhet
të caktojë një përfaqësues tatimor në Republikën e Shqipërisë si person përgjegjës për
pagesën e TVSH-së. Në këtë rast, përfaqësuesi tatimor është përgjegjës për lëshimin e
faturave dhe për kryerjen e proçedurave të fiskalizimit sipas Ligjit dhe Udhëzimit.
Për shembull, një tatimpagues i huaj, jorezident në Republikën e Shqipërisë është i
detyruar të lëshojë një faturë dhe të zbatojë procedurën e fiskalizimit kur ofron shërbime
për personin e patatueshëm që banon në Republikën e Shqipërisë, kur sipas legjislacionit
në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar është i detyruar të paguajë TVSH-në në Republikën e Shqipërisë për ato transaksione, nëpërmjet një përfaqësuesi tatimor. Nuk është i detyruar të lëshojë faturë dhe ta fiskalizojë atë në bazë të Ligjit kur blerësi, i cili është një tatimpagues rezident në Shqipëri, është i detyruar të paguajë TVSH-në (pra kur aplikohet auto-ngarkesa), meqë në këtë rast shitësi do të lëshojë faturën dhe të kryejë procedurën e fiskalizimit.
Cilët përjashtohen?
Sipas nenit 5 të ligjit tatimpaguesit që përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar faturë:
Prodhuesit bujqësorë, që janë subjekte të skemës së kompensimit në përputhje me ligjin
“Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”;
Tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet në sektorin e transportit të pasagjerëve në linjat e transportit publik urban dhe kryejnë shitjen e biletave ose kuponave nga shoferi i një mjeti transporti pasagjerësh në linjat e transportit publik urban, në përputhje me vendimet e njësive të vetëqeverisjes vendore;
Furnizimin e mallrave dhe shërbimeve nga persona fizikë të regjistruar në administratën
tatimore si “ambulantë”.
Tatimpaguesi nuk është i detyruar të lëshojë faturë edhe për rastet e tjera të përjashtimit
nga ky detyrim, sipas legjislacionit në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar. Për shembull, bankat dhe institucionet e tjera jo-financiare nuk janë detyruara të lëshojnë
faturë për ofrimin e shërbimet e përjashtura sipas ligjit për TVSH-në
Afatet për Fiskalizimin
Afatet për Fiskalizimin, sipas nenit 48 të Ligjit:
Prej datës 1 janar 2021, për transaksionet PA PARA në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, vetëm me faturë elektronike,
B2G: Business to Government
Prej datës 1 Korrik 2021, transaksione PA PARA në dorë midis tatimpaguesve,
B2B: Business to Bussiness
Prej datës 1 Shtator 2021, transaksione me para në dorë të tatimpaguesve
B2C: Business to Customer