Kuadri ligjor për Fiskalizimin

Baza Ligjore

Ligji Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” Vendime të
Këshillit të Ministrave

Vendim Nr.220, datë 12.3.2020 “Për përcaktimin e kategorisë së tatimpaguesve dhe të
kritereve të përdorimit të procedures së thjeshtëzuar të fiskalizimit”;

Vendim Nr.239, datë 20.3.2020 “Për kërkesat teknike dhe funksionale të zgjidhjes
software-ike për procedurën e faturimit dhe të fiskalizimit dhe procedurën e kriteret për
regjistrimin e prodhuesve”

Vendim Nr. 431, datë 3.6.2020 “Për platformën qëndrore të faturave” i ndryshuar;
Udhëzim Nr. 16, datë 3.4. 2020 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të
qarkullimit”

Udhëzim Nr. 20, datë 1.6.2020 “Për elementet bazë dhe teknike, lëshimin dhe
shkëmbimin e faturave elektronike dhe faturave shoqëruese”

Udhëzim Nr. 24, datë 16.6.2020 “Për regjistrimin e pagesave të faturave elektronike”

Fusha e veprimit

Sipas nenit 2 të Ligjit nr.87/2019 detyrimin ligjor për të ndjekur fiskalizimin e kanë:
Të gjithë tatimpaguesit që lëshojnë faturë, sipas këtij ligji dhe legjislacionit në fuqi për
tatimin mbi vlerën e shtuar,organet publike. Bankat, institucionet financiare jobankare
dhe subjekte të tjera, që ofrojnë shërbime pagesash të faturave elektronike.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEnglish