Përse shërben dhe cfarë pritet nga Fiskalizimi?

Ndihmon në uljen e taksave – me projektin e fiskalizimit reduktohet ekonomia informale. Kështu sigurohet që më shumë individë, të cilët aktualisht ushtrojnë aktivitet në të zezë, pa deklaruar dhe paguar detyrimet, tani do t’i paguajnë detyrimet e tyre. Në një ekonomi
informale, ata që paguajnë mbajnë peshën edhe për ata që nuk paguajnë. Formalizimi i
ekonomisë zgjeron rrethin e tatimpaguesve, duke ndërtuar kështu shanse reale për uljen e
taksave.

Personat që nuk paguajnë taksa, po vjedhin nga të gjithë ne – tatimpaguesi që nuk paguan
detyrimet e tij, është duke vjedhur çdo qytetar shqiptar. Mbledhja e taksave ka lidhje të
drejtëpërdrejtë me investimet publike; rrugë, shkolla, spitale, parqe, etj. Çdonjeri prej
nesh sa herë paguan për një shërbim apo mall, paguan edhe detyrimin e TVSH-së. Kur
biznesi nuk e deklaron, këto të ardhura në vend që të rrisin buxhetin e shtetit dhe në këtë
mënyrë investimet publike, humbasin në xhepat e atyre që abuzojnë me paratë tona.

Nuk ka ndryshim për tatimpaguesit e rregullt – për tatimpaguesit e rregullt ky projekt nuk
sjell asnjë ndryshim thelbësor. Ata do të duhet të modernizojnë formatin e tyre të
raportimit me një teknologji të re, por pa efekt në veprimtarinë e tyre të biznesit dhe
shumë pak, ose aspak efekt financiar.

Fiskalizimi ndihmon të identifikohen parregullsitë – Sistemi i ri do t’i japë mundësinë çdo qytetari të verifikojë nëse fatura, për mallin apo shërbimin që ka paguar, është raportuar
në sistemin tatimor. Me hapa shumë të thjeshtë, duke skanuar parametrat unikë të faturës qytetari do te jete në gjendje të verifikoje, nëse ajo është raportuar në sistemin tatimor. Kështu do të kete mundësinë të ushtroje të drejtat si qytetar dhe të denoncoje kur
dikush lëshon një faturë të parregullt.

Modernizon biznesin– sistemi i ri i fiskalizimit e shtyn të gjithë ekonominë të përdorë më
pak letër dhe burokraci, drejt një sistemi elektronik transaksionesh. Ky sistem i ri modernizon të gjithë ekonominë, duke rritur efiçencën e saj.

Anëtarësimi në BE modernizimi i sistemit tatimor, transparenca në të bërit biznes, përdorimi i faturës elektronike (e-fatura – në përputhje me normat e Bashkimit Europian), janë të gjitha parapërgatitje të domosdoshme, që do të na ndihmojnë në rrugëtimin tonë
për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Të shmangen jo paguesit – me sistemin e faturës elektronike (e-fatura), është më e
thjeshtë për të gjurmuar pagesat dhe për të identifikuar kompanitë që gjenerojnë paaftësi
paguese duke mos paguar faturat në periudhën e detyrueshme. Pra ne kete menyre
zbulohen jo paguesit që cënojnë të gjithë sistemin financiar të vendit.

 

Çfarë pritet nga Fiskalizimi?

  • Administrata tatimore pret:
  • Mbledhje më e mirë e tatimeve në shkallë vendi, ku zëri kryesor mbetet Tatimi mbi
    Vlerën e Shtuar.
  • Ulje e informalitetit
  • Rritje e efiçencës në raportimin tatimor
  • Përmirësim i kontrollit tatimor dhe verifikimit në terren
  • Angazhimi qytetar
  • Analizë e qendërzuar dhe efektive

Tatimpaguesit presin:

  • Më pak letër, më pak burokraci, sistem elektronik transaksionesh
  • Modernizim i formatit të raportimit
  • Rritje e transparencën së të bërit biznes

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEnglish