Përse po ndryshohet sistemi aktual dhe përse është zgjedhur ky model fiskalizimi?

Sistemi që ishte përpara fiskalizimit, ai i paisjeve fiskale, në Drejtorinë e Përgjithshme të 
Tatimeve mundësonte që të dhënat financiare te merreshin nëpërmjet transmetimeve të  raporteve tatimore ditore. Pajisjet fiskale transmetojnë të dhëna në sistemin qendror
nëpërmjet GPRS, në fund të ditës së punës dhe jo në kohë reale. Sistemi i instaluar në 2009, mbështetej në teknologjinë e asaj kohe, por nuk arrin
standardet që kanë aktualisht shumica e vendeve të Bashkimit Europian, sidomos duke e
vlerësuar në pikëpamje të efektivitetit të kostos si për tatimpaguesit ashtu edhe për
Qeverinë. 

Ky sistem i ri do të krijojë një mekanizëm të mbikqyrjes në kohë reale, të pajisjeve
fiskale që operojnë me para në dorë dhe atyre pa para në dorë. Ai mundëson për qytetarët
që të mund të verifikojnë në kohë reale nëse fatura që kanë marrë, është raportuar në
sistemin tatimor, dhe për administratën tatimore kontroll efektiv dhe analizë të saktë e të
thelluar të të dhënave tatimore.

Sistemi i ri i mundëson çdo qytetari të verifikojë menjëherë pas lëshimit të faturës, nëse
ajo është raportuar në sistemin tatimor qëndror. Ky process realizohet duke skanuar me
telefon QRkodin unik të faturës dhe dërgimin e tij të menjëhershëm në departamentin
përkatës të tatimeve. Në çastin që Adminsitrata Tatimore merr kodin, do të përgjigjet
duke konfirmuar nëse kodi përkatës egziston në databazë bashkë me detajet e faturës
përkatëse. Ky verifikim i mundëson qytetarëve të dinë nëse fatura për të cilën kanë
paguar është raportuar në sistemin tatimor, i gjithë ky proces rrit transparencën në të bërit
biznes dhe ndihmon qeverinë për të luftuar evazionin fiscal, duke qenë lehtësisht i
verifikueshëm mashtrimi tatimor ose mosdeklarimi i faturave.

Për Administratën Tatimore, sistemi i ri jep mundësinë e analizës së qendërzuar dhe
efektive, për të modeluar qasjen e modulit të riskut. Kjo do të thotë që sjelljet e dyshimta
do të identifikohen lehtësisht dhe do të orientojnë identifikimin real të abuzuesve, duke
shmangur inspektimet dhe kontrollet e gjeneralizuara, të cilat penalizojnë bizneset e
rregullta.

Ndryshimi i teknologjisë është i domosdoshëm, për sa kohë paisjet aktuale mbështeten në
teknologjinë 2G/3G dhe po zëvendësohen në të gjithë Europën. Për t’u siguruar që të
shmanget varësia ndaj një modeli specifik teknologjik, sistemi i ri nuk mbështetet në një
model konkret (p.sh. paisje Hardware ose Software), por në standarde të hapura që ofron
aksesi me internetin. Kjo qasje teknologjike do të thotë se fiskalizimi është i bazuar në
software dhe mund të implementohet lehtësisht në të gjitha paisjet egzistuese (pa patur
nevojë për një paisje hardware sekondare e cila operon dhe eshte vetëm për brenda
sistemit të fiskalizimit). Në terma afatgjatë kjo ul ndjeshëm kostot e teknologjisë për
tatimpaguesit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEnglish