FISKALIZIMI

Përkufizimi i fiskalizimit
Fiskalizimi i faturave në furnizimin e mallrave dhe shërbimeve, si dhe i faturës shoqëruese, përfshin një sërë masash të zbatuara nga tatimpaguesit që kanë detyrimin e lëshimit të faturave dhe faturave shoqëruese, kryhet me anë të teknologjisë së zgjidhjeve softuerike, për të realizuar raportimin në kohë reale të informacionit tatimor .
 
Pra faturat e lëshuara për transaksionet e kryera dërgohen në kohë reale në regjistrin e
Administratës Tatimore,për të mundësuar kontrollin efikas të qarkullimit, të realizuar me
para në dorë apo në forma të pagesave pa para në dorë dhe kontrollin e lëvizjes së
mallrave në Republikën e Shqipërisë.
 
Fiskalizimi Nuk është një taksë e re. Ndryshimet ne Ligjin Nr.87/2019 “PËR FATURËN DHE SISTEMIN E MONITORIMIT TË QARKULLIMIT” nuk prodhojnë asnjë ndryshim në skemën aktuale të taksave. Për të gjithë tatimpaguesit që deklarojnë dhe paguajnë këto detyrime, nuk ka asnjë ndryshim në peshën e detyrimeve të tyre.
Fiskalizimi ka në fokus ata që nuk deklarojnë dhe nuk paguajnë detyrimet e tyre në
përputhje me ligjin. Me këtë proces të ri të raportimit financiar, sigurohet një kontroll më
i mirë dhe inspektim më efikas tatimor, ndërsa i jepet mundësia çdo qytetari, që të
verifikojë nëse taksat që ai paguan për mallrat dhe shërbimet, deklarohen në sistemin
tatimor.
 
Fiskalizimi nga ana teknike
Sistemi i fiskalizimit është tërësia e pajisjeve fiskale dhe zgjidhjeve softuerike që
përdoren për lëshimin dhe marrjen e faturave dhe faturave shoqëruese, zbatimin e
procedurave të fiskalizimit dhe shkëmbimin elektronik të mesazheve, komunikimin
ndërmjet tatimpaguesve që lëshojnë fatura, fatura shoqëruese dhe sistemit të teknologjisë
së informacionit të Administratës Tatimore Qendrore, duke përdorur një rrjet të sigurtë të
shkëmbimit të të dhënave nëpërmjet lidhjes elektronike, internetit.
Sistemi fiskal përdoret gjithashtu për shkëmbimin elektronik të mesazheve dhe
komunikimin ndërmjet bankave, institucioneve financiare jo-bankare dhe subjekteve të
tjerë që ofrojnë shërbime pagese të faturave elektronike dhe sistemit të teknologjisë së
informacionit të Administratës Tatimore Qendrore.
 

Komponentë të fiskalizimit
Sistemi fiskal përfshin:

  • Pajisjen fiskale;
  • Zgjidhjen softuerike, në formën e një aplikacioni individual, ose një sistemi të integruar
    kompjuterik, ose një aplikacioni;
  • Zgjidhjen softuerike, në formën e një aplikacioni individual, ose një sistemi të integruar
    kompjuterik ose një aplikacioni Cloud, që mundëson nënshkrimin elektronik, transferimin
    automatik të të dhënave në Administratën Tatimore Qëndrore dhe pranimin e mesazhit
    konfirmues nga Administrata Tatimore Qëndrore, pas verifikimit automatik të mesazhit të
    pagesës së një fature elektronike;
  • Sistemin e komunikimit ndërmjet tatimpaguesit që lëshon fatura ose fatura shoqëruese
    dhe Administratës Tatimore Qëndrore, ose ndërmjet bankave, institucioneve financiare
    dhe ndërmjetësve të tjerë që ofrojnë shërbime pagese të faturave elektronike dhe
    Administratës Tatimore Qëndrore, nëpërmjet rrjetit të sigurtë për transferimin elektronik
    të të dhënave përmes internetit.

Komponenti i paisjes fiskale

Ku paisja fiskale që përmendet më lartë përbëhet nga:

  • Pajisja elektronike e faturimit, që përdoret për lëshimin e faturave për shitjen e mallrave
    dhe ofrimin e shërbimeve, me memorie për regjistrimin e të dhënave fiskale në faturat e
    lëshuara për pagesa që kryhen me para në dorë;
  • Pajisja elektronike për lëshimin e faturës shoqëruese, me memorie për regjistrimin e të
    dhënave fiskale në faturat shoqëruese të lëshuara;
  • Printeri për lëshimin e faturave nëpërmjet pajisjes elektronike të faturimit ose për
    lëshimin e faturës shoqëruese, në rast se printeri nuk është pjesë e pajisjes elektronike të
    faturimit ose pajisjes elektronike;
  • Cdo pajisje elektronike, që përdoret për të përpiluar dhe lëshuar fatura për shitjen e
    mallrave apo ofrimin e shërbimeve për pagesa që kryhen pa para në dorë;
  • Cdo pajisje elektronike e përdorur për të regjistruar pagesa pa para në dorë të faturave
    elektronike;

Komponenti i zgjidhjes softuerike

Ndërsa Zgjidhja software-ike
Mund të jetë në formën e një aplikacioni individual, ose të një sistemi të integruar
kompjuterik apo një aplikacioni Cloud, i cili mundëson:

– përpilimin e faturës ose faturës shoqëruese, futjen e të gjitha elementëve të
domosdoshëm të faturës ose faturës shoqëruese;

– identifikimin e operatorit që lëshon faturën ose faturën shoqëruese;

– nënshkrimin elektronik;

– lëshimin dhe pranimin e faturave elektronike;

– transferimin automatik të të dhënave në administratën tatimore qendrore dhe pranimin e
informacionit konfirmues nga administrata tatimore qendrore, pas verifikimit automatik
të çdo fature ose fature shoqëruese;

– ruajtjen e të dhënave në memorie;

– masa të tjera për procedurën e fiskalizimit:

Zgjidhja software-ike, në formën e një aplikacioni individual ose të një sistemi të
integruar kompjuterik apo një aplikacioni Cloud, që mundëson nënshkrimin elektronik, transferimin automatik të të dhënave në administratën tatimore qendrore dhe pranimin e
mesazhit konfirmues nga administrata tatimore qendrore, pas verifikimit automatik të
mesazhit të pagesës së një fature elektronike;
 
Sistemi i komunikimit ndërmjet tatimpaguesit, që lëshon fatura ose fatura shoqëruese, dhe
administratës tatimore qendrore apo ndërmjet bankave, institucioneve financiare dhe
ndërmjetësve të tjerë, të cilët ofrojnë shërbime pagese të faturave elektronike dhe administratës tatimore qendrore, nëpërmjet rrjetit të sigurt për transferimin elektronik të të
dhënave në internet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEnglish